ador care products

Zgjedhja e produkteve të sigurta për fëmijët tuaj

ador care products

Të jesh prind nuk është e lehtë. Çdo ditë, si prindër të rinj, ju  mundoheni të bëni zgjedhjet e duhura pë t’u siguruar që po i ofroni të voglit tuaj zgjidhjen më të mirë, më të sigurt dhe më efektive. Kur bëhet fjalë për ushqimin, shëndetin dhe kujdesin për të vegjëlit tuaj, shumica e prindërve priren të blejnë produkte me etiketa që lexojnë “bio” ose ato pa substanca toksike ose kimikate të dëmshme.

A e dini se “bio” si etiketë nuk do të thotë domosdoshmërisht “i sigurt për t’u përdorur”? Markat e kujdesit për foshnjat duhet të kalojnë disa teste për t’u certifikuar si të sigurta dhe efektive për foshnjat. Gjithnjë duhet të lexoni dhe të kërkoni për këto certifikata si “bio”,  “vegan”, “pa sulfate”, “pa paraben”, “jo të testuara në kafshë” etj… për t’u siguruar dyfish për produktet 100% natyrale për fëmijë.

Ndërsa ekziston një listë në dukje e pafund e substancave që duhen shmangur në produktet e bebeve, ka shumë zgjedhje të sigurta që mund të zgjidhni për trupin dhe lëkurën e të voglit tuaj. Si prindër, a pyesni shpesh se si të lexoni etiketat e produkteve, veçanërisht për produktet e kujdesit për lëkurën e bebeve?

Këtu do të gjeni disa këshilla se si të zgjidhni produkte të sigurta dhe të lexoni etiketat gjatë blerjes së produkteve për fëmijë.

Hidratues: lëkura e butë e foshnjës suaj duhet të hidratohet thellësisht për hidratim afatgjatë. Zgjidhni produkte që kanë në përmbatje gjalpë natyral shea, gjalpë kakaoje dhe  vajra që janë natyralisht zbutës dhe e mbajnë lëkurën e fëmijës tuaj të hidratuar gjatë gjithë ditës duke parandaluar tharjen dhe plasaritjet e saj.

Shampo: rekomandohet të jetë e butë dhe me pH neutral që ka më pak gjasa të shkaktojë efekte anësore. Zgjidhni një pastrues natyral për flokët e foshnjës ose një shampo trupi të butë dhe që nuk dëmton vajrat natyralë të lëkurës duke e mbajtur të hidratuar e të ushqyer.

ador care baby shampoo

Produkte pa paraben: parabenët përdoren në produkte të ndryshme kozmetike dhe shpesh janë një burimi kryesor i acarimit te lekures. Ata janë një përbërës i zakonshëm në produktet e larjes së foshnjave si sapunët dhe shampot. Foshnjat e vogla kanë lëkurë të ndjeshme dhe thithin lehtësisht substanca të dëmshme si parabeni. Studime të shumta tregojne se parabeni sjell një sërë çrregullimesh shëndetësore dhe duhen shmangur në produktet e kujdesit për lëkurën e bebeve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_GBEN
Open chat
Ador Care
Hello
How can we help you?